Si ndodhi ngjarja tragjike në Prishtinë

Një mosmarrëveshje për çështje pronësore dyshohet të ketë qenë arsyeja e konfliktit mes disa personave në lagjen “Mati 1” të Prishtinës të enjten, nga ku mbeti një i vrarë e tre të tjerë të plagosur.

Sipas asaj që kanë thënë dëshmitarët , bëhet fjalë për një konflikt mes një pronari të ndërtesës dhe pronarit të tokës, ku ishte duke u ndërtuar një objekt banesor.

“Sipas njoftimeve të para nga dëshmitarët rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes pronarit të tokës dhe një kompanie të ndërtimit të objekteve të larta”, thonë dëshmitarët.

Njëri nga katër personat e plagosur në lagjen e spitalit ka vdekur. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Shpend Fazliu, zëdhënës i Qendrës Klinike Universitare.

Sipas tij, gjendja e tre të plagosurve të tjerë është e rëndë.