Zbulohet oferta e refuzuar e Unitedit për Vedat Muriqin

Mediat turke kanë zbuluar se Manchester Unitedi dështoi me një ofertë të janarit për sulmuesin e Fenerbahce, Vedat Muriqi.
Sipas mediumit turk Fotospor, Fenerbahce ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë eurosh nga United për sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës.

Gjigandi turk nuk do të humbas lojtarin para fundit të sezonit dhe duan pesë milionë euro tjera përpara se të përgatiten për të diskutuar largimin e Muriqit.

Agjenti i Muriqit, Haluk Canatar u raportua se kishte kërkuar një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh në kontratën e klientit të tij, por Feneri nuk pranoi, duke premtuar se do të linte lojtarin të largohej nëse vjen një ofertë e përshtatshme.
Qendërsulmuesi prizrenas, i cili ka 23 paraqitje dhe 8 gola për Kosovën, është në formë jetësore në ligën turke me 13 gola dhe pesë asistime në 20 ndeshje këtë sezon.

Bordi i “kanarinave të Verdha” mendon se forma e Muriqit është e tillë që ata mund të mbledhin deri në 50 milionë euro pas një sezoni të plotë.
Përveç Unitedit, interesim për yllin e Dardanëve kanë shprehur edhe Tottenham Hotspur, Bournemouth dhe Burnley. /KlinaInfo\

SHARE