Ndalohen investimet ilegale të Vuçiqit në veri të Mitrovicës, u vendosen shirita objekteve

Serbia zyrtarisht deri në 800 milionë euro në vit ndan për serbët e Kosovës. Mirëpo, investimet nga Beogradi zyrtar po bëhen “pa izën” e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në veri të vendit, disa objekteve u është vendosur shiriti pasi të njëjtat nuk kishin leje të ndërtimit.

Kjo është konfirmuar edhe nga zyrtar të Mitrovicës Veriore.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljan ka thënë për Indeksonline se ndalesa e objekteve është bërë konform ligjit.

… jemi detyru me marrë masa konkrete për ndalimin”, ka thënë ai. Ndërsa, Veton Elshani nga Policia e Kosovës ka konfirmuar asistimin me komunën.

“Janë më shumë se 5 objekte. Çdo objekt që s’ka pas lejën e komunës, ne kemi asistuar”, u shpreh ai. /Indeksonline