Zyrtare: Mërgim Berisha huazohet te Augsburgi në Bundesliga

Fenerbahçe ka bërë të ditur se Mërgim Berisha është transferuar te Augsburgi në Bundesliga.

Sulmuesi shqiptar me pasaportë gjermane, ka kaluar te klubi në Bundesliga në formë huazimi, për 300 mijë euro. Por, raportohet se çmimi i blerjes është rreth katër milionë euro.

24-vjecari do të bartë fanellën me numrin 11.

“Jam shumë i lumtur që jam transferuar te Augsburgi. Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të luaj në Bundesligë. Kushtet janë ideale në Augsburg dhe kam shumë miq që nga koha kur kam luajtur te U21”.

“Kështu që mendoj se nuk më duhet shumë kohë për t’u ambientuar”, ka thënë Berisha pas transferimit