Messi përjashton largimin nga Barcelona

Ylli argjentinas, Lionel Messi nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona edhe përkundër problemeve të fundit.
Klubi katalunas ka duruar një javë mes turbullirave, pasi drejtori sportiv, Eric Abidal kritikoi publikisht lojtarët e ekipit.

Kapiteni i skuadrës, Messi, vendosi t’i reagojë Abidalit duke marr në mbrojtje veten dhe bashkëlojtarët e tij.

Pas kritikeve publike të ndërsjella në mes të javës, u shkaktuan shumë spekulime për një lëvizje të mundshme në skuadrën e Pep Guardiola, Manchester City.
Sidoqoftë, Cityt i është thënë se ylli i Argjentinës po qëndron i vendosur dhe ata janë të gatshëm të ndalin interesin e tij për të.

Sipas mediumit britanik Express.co.uk, Cityt i është thënë se Messi nuk e ka në plan të largohet nga Barcelona këtë verë dhe se ideja e tij është të pensionohet në Camp Nou.
Par përplasjes me Abidalin, Messi është mbështetur nga shumë njerëz të njohur të futbollit dhe ish-futbollistë të Barcelonës.AG,KlinaInfo/