Përleshje mes shtatë personave në një kafeteri në Pejë, një i lënduar rëndë

Mbrëmë rreth orës 23:30 ka ndodhur një përleshje fizike në një kafeteri në Vitomericë të Pejës, ku ishin të përfshirë shtatë persona.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi në policinë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

Si pasojë e përleshjes një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për mjekim në spital.

Gashi tha se personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

“Mbrëmë rreth orës 23:30 policia është njoftuar se në fshatin Vitomericë, në një kafiteri ka ndodhur një përleshje. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes. Në këtë përleshje kanë qenë të pëfshirë 7 persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal në repartin e kirurgjisë. Të tjerët me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.