Ekskluzive: PDK e gatshme të futet në Qeveri, zëvendëson AAK-në

AAK e Ramush Haradinajt ka kërcënuar me largim nga Qeveria Hoti.

Kjo në rast se Kryeministri Avdullah Hoti nënshkruan marrëveshjen në ShBA me Serbinë, e që në të flitet për Liqenin e Ujmanit,

Gazeta Infokus ka mësuar nga burimet e sigurta brenda PDK-së se partia e Kadri Veselit është e gatshme që të hyj në Qeverinë Hoti.

“Nuk do ta lejojmë që të prishet Qeveria shkaku i marrëveshjes me Donald Trump, nëse vjen deri aty, ne do të hymë në Qeverinë Hoti”, ka thënë një zyrtar i PDK-së në kushte anonimiteti për Gazetën Infokus.