“Nxehet” gara për titull në Superligën e Kosovës, kjo është tabela pas ndeshjeve të javës së 22-të

Kanë përfunduar trindeshjet e fundit të xhiros së 22-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi është ndalur me barazim 0-0 ndaj Prishtinës

Dtita ka shënuar fitore 2-0 ndaj Dukagjinit, ndërsa Liria ka barazuar me rezultat 0-0 me Fushë Kosovën.

Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani vazhdon të jetë lidere në tabelën e Superligës me 45 pikë, një më shumë se skuadra e Llapit.

Në vendin e tretë renditet Drita me 43 pikë ndërsa në vendin e katërt ndodhet skuadra Malishevës me 38 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 22 pikë, Fushë Kosova me 12 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 10 pikë.