Konfiskohen mbi 1500 euro në Pejë, dyshohet se janë të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka deponuar në bankë 1675 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 10:00, në Pejë.

“Është raportuar se nga një klient janë deponuar 1675 €, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.