AKR-ja në një vijë me Vetëvendosjen, kërkojnë zgjedhje të reja

Këshilltari i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje parlamentare.

Në një shkrim në Facebook, Zyberaj ka thënë se kjo qeveri ka humbur sensin e vazhdimit në këtë mënyrë.

“Vendi duhet të ketë në të ardhmen e afërt, pa vonesë, zgjedhjet parlamentare. Kjo qeveri ka humbur sensin e vazhdimit në këtë mënyrë”, thotë ai.

Zyberaj shton se para zgjedhjeve, partitë parlamentare duhet të zgjedhin një President i cili mund të unifikojë skenën politike dhe të shmangë një krizë kushtetuese vitin e ardhshëm.

“Përndryshe, vitin e ardhshëm, Kosovën e pret një krizë e thellë politike dhe ekonomike”, ka thënë ai./GazetaExpress/

Shkrimi i plotë:

Vendi duhet të ketë në të ardhmen e afërt, pa vonesë, zgjedhjet parlamentare. Kjo qeveri ka humbur sensin e vazhdimit në këtë mënyrë. Para zgjedhjeve, partitë parlamentare duhet të zgjedhin një President i cili mund të unifikojë skenën politike dhe të shmangë një krizë kushtetuese vitin e ardhshëm. Përndryshe, vitin e ardhshëm, Kosovën e pret një krizë e thellë politike dhe ekonomike.