Kryetari Zenun Elezaj kujton Arben Sejdiun, trimin dhe atdhetarin nga Grabanica

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi në FB ka kujtuar trimin e atdhetarin e madh, Arben Sejdiun nga Grabanica e Klinës.

“Krenaria për të kaluarën e tij, trimërinë e atdhedashurinë që Arbeni ka pasur për atdheun, e mposht dhimbjen e madhe që ndjejmë për mungesën e tij.

Arbeni çdo herë ishte i gatshëm të sakrifikohej për lirinë e atdheut dhe vënien e drejtësisë në vend.

Lavdi”, shkruan Elezaj.