Lajmi i fundit: Manchester City i ndalohet për dy vite pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve

Manchester City do të jetë jashtë Ligës së Kampionëve për dy sezonet e ardhshme dhe po ashtu është gjobitur me 30 milionë euro.

Kjo po besohet që ka ndodhur për shkak të thyerjes së rregullave financiare, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu ky dënim ka ardhur pasi që janë zbuluar emaile të këtij klubi në lidhje me sponzorizimet të cilat i kishin bërë në mënyrë të parregulltë.

Kurse klubi anglez i ka mohuar këto akuza dhe pritet që të apelojë për marrjen e këtij vendimi nga UEFA.