Bien për 2 centë çmimi i naftës dhe për 3 centë i benzinës

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e shtunë.

Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës i lejuar është 1,76 euro për litër. Një ditë më parë çmimi tavan i naftës ishte 1,78.

Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të shtunën është 1,40 derisa një ditë më parë ishte 1,43.

Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,76, njëjtë sikur një ditë më parë.

Çmimet e lartcekura vlejnë të shtunën prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.