Rruga për te varrezat e reja në Jashanicë të Naltë në Klinë e mbytur në baltë

Lagjja Kameraj në Jashanicë të Lartë, rruga që të çon te varrezat e reja është e pakalueshme.

Varrezat janë hap qe dy vjet e që premtimi nga komuna e Klinës ka qenë mi shtru rrugën në zhavor, jo në asfalt.

Banorët kanë thënë për Klina.info se nesër kanë një varrim të një familjari, dhe arkivolin ju duhet ta bartin në baltë, rreth 400 metra.