Nesër nis zyrtarisht fushata zgjedhore

Nesër nis zyrtarisht fushata zgjedhore  e cila do të zgjasë plotë dhjetë ditë deri më 5 tetor. Pesë tetori është dita para zgjedhjeve të parakohshme 2019, e cila konsiderohet si ditë e cila duhet të ketë “heshtje zgjedhore” .

Gjatë fushatës zgjedhore nënkupohet shpalosja e plotë e programit zgjedhor  nga secila parti politike e cila ëshë në garë.

Subjektet garuese gjatë kohë së fushatës duhet të shpalosin planet e tyre në detaje në formë të shkruar, të cilat duhet të jenë publike, pasi kjo është mënyra e vetme për të treguar seriozitetin para votuesve për ofertat e tyre dhe për të dhënë llogari pas zgjedhjeve.

Ndërsa me heshtjen zgjedhore, kuptojmë heshtjen e të gjitha partive politike duke iu ndaluar që të promovohen si para mediave ashtu edhe para çdo lloj forme tjetër që paraqet promovim. Subjektet garuese, të cilat nuk e repsektojnë  heshtjen zgjedhore mund të gjobiten me shuma deri në  40.000 euro./Indeksonline