Edhe sot, aksident në Dollc

Dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në Dollc të Klinës.

Aksidenti në fjalë ndodhi pak minuta më parë, ndërsa në të janë përfshirë një veturë ‘Pick-Up’ dhe një ‘Mercedes’.

Si pasojë e këtij aksidenti nuk ka persona të lënduar, por që dëmet material janë mjaft të mëdha.

Duhet përkujtuar që në këtë vend aksidentet janë shumë të shpeshte, e shpesh herë edhe fatale.

SHARE