Aktivitete me femijët me nevoja të veçanta në Klinë


Qendra e Kujdesit Ditor Zana ka organizuar aktivitete me rastin e 1 Qershorit Ditës Ndërkombetare të Femijëve.

Gjatë ditës së sotme në Qendrën e Kujdesit Ditor Zana Klinë, janë zhvilluar aktivitete me femijët me nevoja të veçanata.

Këta femijë që marrin shërbim në këtë Qendër nuk kanë përkrahje institucionale Komunale(Kuvendi Komunal) Klinë.
Gjatë vizitës sonë në këtë qendër menaxherja e Qendrës z.Tahire Gashi na njoftoi se që nga Janari stafi janë duke punuar në baza vullnetare dhe me përkrahjen shumë simbolike nga bizneset Klinase, përderisa kërkesa të vazhdueshme janë bërë për institucionet lokale për të përkrahur qendrën po s’kemi marrë përgjigje nga i pari i Komunës.

Ndryshe Qendra është duke fonksionuar në baza vullnetare për tu dhënë shërbim femijëve me nevoja të veçanta.

Në fund menaxherja e Qendrës fton bizneset në pragë të Festës të përkrahin Qendrën përmes sponzorimit!

Klinë:31.05.2019