Zyrtare: Dukagjini i Klinës vendos ta ndërrojë trajnerin, vjen një emër i madh i futbollit kosova

Dukagjini i Klinës në edicionin e fundit e ka prerë një ‘biletë’ për Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Klubi nga qyteza e vogël kosovare arriti që elitën e futbollin ta sigurojë përmes pozitën së dytë në Ligën e Parë.

Skuadrën në ndeshjet e fundit e ka drejtuar trajneri Ndue Përgjokaj.

Në një prononcim për Zëri.info, kryetari i klubit Fabian Veseli, ka njoftuar se skuadrën e tij në edicionin e ri do ta drejtojë një trajner më shumë përvojë në futbollin e Kosovës.

“Jemi në negociata me një trajner me shumë përvojë në Kosovë. Momentalisht nuk mund të zbulojë më shumë. Sigurisht se në klub do të mbetet edhe Ndue Përgjokaj i cili e ka bërë një punë të mirë”, ka thënë Fabian Veseli të premten për Zëri.info.


Tutje, i pari i Dukagjinit ka njoftuar se skuadra do të përforcohet me pesë apo gjashtë lojtarë. “Duhet se Superliga ka kërkesa të mëdha andaj synojmë që të përforcohemi me pesë apo gjashtë lojtarë cilësor”, potencoi Fabian Veseli duke thënë se skuadra e tij në edicionin e ri synon pozitat e larta në tabelë.

Kujtojmë se Dukagjini rikthehet në Superligë pas 16 viteve.