Klina dhe Istogu përfituese të projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Istog” të financuar nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal ( MAPL)

lumit Istog” të financuar nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal ( MAPL)

Është nënshkruar Marrëveshja për financimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Istog”, i cili lum përshkon dy komunat Klinën dhe Istogut. Qëllimi i kësaj Marrëveshje është financimi i projektit vlera e të cilit e kap shifrën prej 246.000.00 euro, dhe është financuar nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal ( MAPL) .

Palët janë pajtuar që komuna liderë të jetë Komuna e Klinës . Por , komunat partnere Klina dhe Istogu janë të obliguara që të raportojnë në MAPL, për rrjedhat e realizimit të projektit sipas dinamikes së punimeve deri në përfundim të projektit .