NJË MUAJ PARABURGIM FALSIFIKUESIT TË DOKUMENTEVE PËR “VETERANË” TË UÇK-SË

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit XH.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka falsifikuar certifikata për veteranët e luftës, transmeton AktivPress.

“Nga fundi i vitit 2017 e gjer me datë 04.05.2018, përpilon dokumente të falsifikuara kinse për Veteranë Luftëtarë të UÇK-së, në atë mënyrë që i njëjti përpilon certifikata mbi statusin e veteranit luftëtar dhe vërtetime për disa persona që këta t’i përdorin dokumentet e falsifikuara për të përfituar pagën e pensionit të veteranit luftëtar, për çka konsiderohet se i pandehuri ka përfituar shumën prej 3200 euro”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime i mituri dyshohet se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit

SHARE