Gjendet pa shenja jete personi nga Deçani që u zhduk para tri viteve

Një person është gjetur pa shenja jete sot në mes fshatrave Shpatej dhe Gllogjan të komunës së Deçanit.

Sipas burimeve të Indeksonline dyshohet se personi në fjalë ka kryer vetëvrasje.

Deri më tani nuk është raportuar zyrtarisht lidhur me vdekjen e dyshimtë, por ajo çfarë duhet cekur është se i njëjti person ishte zhdukur para afro tri viteve.

Bëhet fjalë për A.Z, i lindur me 20.07.1963 në fshatin Gllogjan. Për të njëjtin në vitin 2018 Policia e Rajonit të Pejës patën kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e tij.

Saktësisht sipas deklarimit të atëhershëm të policisë, A.Z ishte raportuar si person i zhdukur me 20 korrik të vitit 2017.

Lidhur me gjetjen e trupit të pajetë të personit të lartpërmendur Indeksonline ka provuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur./I