Parashikimi i motit për sot: Shijojeni diellin, temperaturat deri në 18 gradë

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, si dhe ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në lokalitete,

Meteo Kosova njofton se temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C.

Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-46 km/h.