Presidentja Osmani përkujton Epopenë e Dukagjinit: Liria jonë mbanë fuqishëm vulën e secilit dëshmor të UÇK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, kur në Gllogjan, luftëtarët e UÇK-së u përballën në fushëbetejë me forcat e regjimit gjenocidal serb.

“Luftëtarët e lirisë bashkë me ata të Aleancës Veri-Atlantike, i dhanë udhë lirisë sonë, e bën të mundshme realizimin e amanetit të brezave, prandaj kujtimi për të gjithë dëshmorët e UÇK-së do të jetë i përjetshëm”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Liria jona mbanë fuqishëm vulën e secilit dëshmor. Ata janë kujtimi i rrugës së zorshme nëpër të cilën kemi kaluar, ata janë referencë për brezat dhe nderim për shtetin”, ka theksuar Presidentja Osmani

SHARE