Një ngjarje e rrallë ka ndodhur të premtën në Mitrovicën e Veriut.
Një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje, gjatë intervistimit ne stacionin policorë në Mitrovicën e veriut ka vjedhur vjedhë armën zyrtare të një polici.
Sipas njoftimit 24-orësh të policisë, gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 15 copë fishekë.
Me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Rr. Filip Vishnjica, Mitrovicë Veri 02.05.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 15 copë fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë