Përfundon ujësjellësi i nisur me zhurmë (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ua ka uruar kyqjen në ujesjellës banorëve të fshatrave Rakinicë, Turiqec, Rezallë së Re, Tushilë dhe Kopiliq i Poshtëm.

Projekti i financuar nga ambasada e Zvicrës dhe qeveria e Kosovës që kap vlerën e rreth  një milion e katërqind mijë eurove ishte  i domosdoshëm për banorët  e këtyre fshatrave.

Ky është lehtësim i madh për banorët e zonës. Në mungesë të ujësjellësit këta për vitet të tëra investuan në hapjen e puseve.