Safete Hadërgjonaj intervistohet sot nga Gjykata Speciale

Ish-deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, sot pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitares.

Siç ka konfirmuar Hadërgjonaj, ajo do të intervistohet për periudhën 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000.

Hadërgjonaj ka deklaruar se gjatë periudhës së luftës nuk ka pasur funksion të rëndësishëm, por se ka dhënë kontributin e saj në shumë procese të asaj periudhe.

“Lufta UÇK është projekti më i shenjtë në rrugëtimin tonë për liri e pavarësi. Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë të drejtë, të pastër për çlirim nga gjenocidi serb. Në këtë luftë qytetarët sakrifikuan jetën e tyre për liri dhe pavarësi dhe përjetuan gjenocidin.

Ftesat e tilla, gjyqet e njëanshme, etnike, vetëm për shqiptarët që përjetuan gjenocidin serb, nga Unmiku, Tribunali i Hagës, dhe Euleksi e tash edhe nga Dhomat e Specializuara në Hagë, e jo ndaj atyre që ushtruan gjenocid mbi popullin e pafajshëm, janë përtej çdo norme të drejtësisë”, ka shkruar Hadërgjonaj në Facebook. /TelegrafiGS

SHARE