VIDEO – Polici rrëfen vrasjet në Skenderaj

 

Në emisionin e sotëm në “Drejtësia në Kosovë” u trajtua rasti i neglizhencës së trajtimit të rastit nga organet e rendit dhe të sigurisë, ndaj vrasjes së policit Valon Goxhuli e Bekim Birinxhiku në incidentin ku dy të tjerë kishin mbetur të plagosur.

Një borxh midis familjes Goxhuli dhe asaj Birinxhiku nga Skenderaj ishte pikënisja e një ndodhie e cila do të përfundonte me vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Historia e Rifat Goxhulit, i cili u detyrua të lëshoj Kosovën pasi që nuk guxon të lëviz lirshëm për shkak të historisë me të vëllain ka rrëfyer se si në një rast në Skenderaj i cili u raportua në prokurori se kishte vetëm të shtëna me armë doli më vonë se ishte vrasje e plagosje.

“Lajmërohem prej një shteti europian. Jam këtu sepse, në kohën e luftës kur ka  kris lufta në Kosovë jemi largu prej… e në kohën e pasluftës po dashka me u largu prej shqiptarëve e atë prej Shtetit të Kosovës. Unë kam punuar për 15 vite si polic në Policinë e Kosovës në Skenderaj, kam mendu që drejtësia është në nivel e që ka arrit deri në këtë shkallë që nuk shkon ma poshtë këtë se kam besu”, thotë vëllai i Valon Goxhulit, Rifati.

Duke marrë frymë thellë, Rifat Goxhuli nis e shpjegon ngjarjen se si kishte filluar.

“Me 2.11.2013 mu më është sulmu vëllai në Skenderaj, i njëjti ka qenë me mikun e vet dhe me dyu persona të tjerë, deri sa ka qenë duke vozit, në Skenderaj është dalë një veturë në pritë, kjo është e vërtetuar në bazë të dëshmitarëve edhe në bazë të gjykatave, pasi që është dalë në prit, është dalë vëllai si zyrtar policor dhe ka lyp një sqarim cka është duke ndodhur. Edhe vëllai ka qenë zyrtar policor, kështu që menjëherë pasi ka dalë nga automjeti ai është lajmëruar si zyrtar policor. Edhe aty ka filluar i gjithë sulmi ndaj tij pa e njohur hiç”, rrëfen Rifat Goxhuli.

Pas sulmit, Valon Goxhuli, vëllai i Rifatit në atë kohë kishte përdorur armën e tij zyrtare ku nga të shtënat me armë kishte mbetur i vdekur Bekim Birinxhiku.

Pas këtij rasti, Gjykata Themelore e Mitrovicës e kishte shpallur të pafajshëm policin Valon Goxhuli.

Gjatë kohës sa Valon Goxhuli ishte duke u gjykuar për vrasjen e Bekim Birinxhikut, filluan edhe kërcënimet ndaj dëshmitarëve,

Rifat Goxhuli ka treguar se kishte filluar të hetonte kërcënimet e dëshmitarëve të ditës ku u vra Birnxhiku pas një prite që i kishte bërë Valon Goxhulit i cili ishte në veturë me mikun e tij dhe dy persona të tjerë.

Rifat Goxhuli vëllai i Valonit, kishte rrëfyer por edhe ka siguruar për Drejtësia në Kosovë edhe biseda me dëshmitarë, të cilët kishin pranuar se kishte marrë fjalë nga Birinxhiku.

Rifat Goxhuli kishte kërkuar nga një dëshmitar të dijë se pse nuk kishte dëshmuar se si kishte parë që kishte ndodhur ngjarja ndërsa e pyet edhe për kërcënimet.

Një audio incizim të cilin e ka paraqitur Rifati për Drejtësia në Kosovë tregohet biseda mes tij e dëshmitarit.

Ai kishte kërkuar që dëshmitari të flas vetëm realitetin.

“Ti nuk kishte deklaruara se e ke parë kerrin aty, as tu hyp mbi trotuar, as tu u ngut as kurrgjë”, i ishte drejtuar Rifati dëshmitarit.

“Më ra me prit shumë në stacion. Më ra si tmerr unë kurr nuk kam qenë në stacion”, ia kishte kthyer dëshmitari.

“Vallahi jo! Po ka qu fjalë aj Birinxhiku, sdi kush i kallëzoj aj daja, i kish thanë që dëshmitar, çka i kam borxh. Unë as nuk kam dëshmu kundër atij as këtij”, ishin fjalët e dëshmitarit me Rifat Goxhulin.

SHARE