25 vjet nga rënia heroike e tre dëshmorëve, Sadik, Qamil dhe Fatmir Hoti

Janë bërë njëzetepesë vjet nga rënia heroike e tre dëshmorëve të kombit nga fshati Jashanicë, Sadik, Qamil dhe Fatmir Hoti.

Ata u vranë pikërisht me 1 gusht të vitit 1998, duke mbetur përgjithmonë në faqet e historisë sonë kombëtare.

Kontributi sakrifica dhe veprat e tyre janë udhërrëfyes për të gjithë të gjallët, për të mësuar si duhet atdheu dhe liria.