Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Gjatë vikendit në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të jenë -2 deri në 2 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Të dielën parashihet të bie borë në viset e larta malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore. Shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Sipas IHK-së do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.