Kurti udhëton në Austri për Forumin Ekonomik të Vjenës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Austri.

Ai atje do jetë pjesë e Forumit Ekonomik të Vjenës.

Kështu bëhet e ditur përmes një kumtese të dërguar nga kryeministria e Kosovës.

Forumi është paraparë të nis të hënën, më 14 nëntor.