Mitrovicasit mblidhen në shisha bar, nuk u bëjnë përshtypje masat kundër koronavirusit

Numër i madh i njerëzve janë mbledhur në një lokal në Mitrovicë duke shkelur rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për të ruajtur distancën.

Në disa fotografi nga vendi i ngjarjes shihen shumë qytetarë duke pritur para lokalit, pa maska dhe mjete mbrojtëse.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar zyrën për informim të Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës për të pyetur nëse rasti është raportuar atje, por të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje.