Kurti dhe Mustafa premtojnë përkrahje për bujqit dhe familjet e prekura nga dëmet e erës, në Klinë dhe Istog

Kryeministri Albin Kurti të premten në mëngjes së bashku me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, kanë parë nga afër dëmet që janë bërë në tri komuna të Dukagjinit, nga erërat e fuqishme,

Kurti ka thënë se do të ndihmohen familjet që kanë marrë dëme në pullazet e shtëpive, dhe do të ndihmohen të gjitha rastet emergjente, njëherë.

“Po na vijë keq që të vijmë dhe të shohim sukseset e ndërrmarrjes të dobishme në këtë gjendje,

Po vijmë këtu pas dëmtimeve të mëdha që keni pësuar nga erërat e fuqishme që keni pësuar këtu në Istog.

 Pas regjistrimit, evidentimit, vlerësimit të shohim si komune dhe si Qeveri se si mund të ndihmojnë, në plan afatgjatë. Fondi i sigurimeve bujqësore do e zgjedh këtë problem në mënyrë të përhershme, që mund të përsëritet. Do të na duhet të merremi sa të mundemi me sanimin e këtyre.

Dëmtimet që i pamë në Klinë edhe Istog, të rrjetit elektrik do të duhej KEDS të merret më to. Do të shohim se komunat e Istogut, Klinës dhe Pejës se çfarë do të mundemi të bëjmë për ndihmën e familjeve që kanë pësuar dëmtime posaçërisht në pullazet e tyre”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka thënë se nga këto erëra të forta kanë pësuar edhe bimët e fidanët.

Ai tha se do të ndërtojnë një infrastrukturë ligjore e financiare që të përkrah bujqit e prekur.

“Dëmet që janë bërë janë dëme fizike në bimë, fidanë të cilat janë jetikë, do të punojnë që të ndërtojmë infrastrukturë ligjore dhe financiare që këto probleme të evitohen, të krijojmë një sistem financiar i cili do të përkrah drejtpërdrejtë, që do të përkrah bujqit, po flas për një sistem të sigurimit bujqësor dhe të produktit bujqësor. . . do të ju ndihmojmë që të rimëkëmen më shpejt”, ka thënë Mustafa.