Pejë / Spitali i Përgjithshëm: 3 lindje, 263 pacientë kërkuan trajtim emergjent Nga njeshiS

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 263 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta, 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërkohë nga reparti i gjinekologjisë bëhet e ditur se në jetë kanë ardhur 3 bebe. 1 i gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 237 pacientë që në total kanë kryer 3,597 analiza.