BBC: Shqiptarët kryesojnë listën e azilkërkuesve bashkë me irakenët dhe iranianët

BBC: Shqiptarët kryesojnë listën e azilkërkuesve bashkë me irakenët dhe iranianët
BBC: Shqiptarët kryesojnë listën e azilkërkuesve bashkë me irakenët dhe iranianët.

Shqipëria është një ndër tre vendet me numrin më të lartë të kërkesave për azil në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas një raporti më të fundit të publikuar nga mediat britanike, Shqipëri, Iraku dhe Irani janë dhe vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve.

Katër nga pesë aplikantët në tre muajt e fundit të vitit 2019 pritën gjashtë muaj ose më shumë që çështjet e tyre të trajtohen, krahasuar me tre nga katër gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2018. Ndërsa në vitin 2014, vetëm një në pesë kërkues për azil priste kaq gjatë.

Azilkërkuesit nuk mund të punojnë ndërkohë që kërkesat e tyre po përpunohen, kështu që qeveria u ofron atyre një ndihmë ditore prej më shumë se 5 paund dhe akomodim, shpesh në bujtina ose banesa të përbashkëta, raporton BBC.

Pasi një aplikant ka pritur për një vit, ata mund të kërkojnë të drejtën për të punuar, por punët për të cilat mund të aplikojnë janë të kufizuara. Sipas informacioneve të mëparshme, kërkesat për azil të bëra midis Marsit dhe Dhjetorit 2014 kishin më shumë se 80% shans për t’u shqyrtuar dhe vendosur brenda gjashtë muajve. Ndërsa në fund të vitit 2019, kjo mundësi ra në 20%.

Drejtuesi i Migracionit në Universitetin e Oksfordit, Peter Walsh tha që viti 2019 ishte me 45,000 kërkesa të të paraqitur për azil, më shumë se në çdo vit që nga 2003.