Klina nuk ishte pjesë e 11 Komunave që përfitoi nga Granti i Përformancës, reagon Alban Rraci: Duhet qeverisje e re!

Sot 11 komuna kanë përfituar nga Granti i Performancës në vlerë 8.3 milionë euro. Mirëpo, Klina nuk ishte në këtë listë,shkruan Klina info.

E për këtë ka reaguar kryetari i Degës së LDK – së në Klinë, Alban Rraci.

Ai përmes një shkrimi në faqen zyrtare Facebook ka thënë se Komuna e Klinës ka dështuar, duke shtuar se duhet një qeverisje e re.

Ky është postimi i plotë i Rracit:

Komuna e Klinës dështon që të përfitoj grantin e përformancës!

Ky grant, ndahet sipas një sistemi të vlerësimit të indikatorëve të shpërndarë në tre fusha kryesore: qeverisja demokratike, menaxhimi komunal dhe ofrimi i shërbimeve publike.

Klinës i duhet një qeverisje e re, transparente e demokratike, që fiton grante zhvillimore dhe që i ofron shërbime të mira qytetarëve të saj./Klina info/