Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Pejë, kjo është shuma e vjedhur

Edhe në vitin 2021 siç duket do të vazhdojë trendi i rritjes së numrit të grabitjeve që ndodhin nëpër qytete e fshatra të Kosovës, duke rritur kështu pasigurinë si për qytetarët ashtu edhe për bizneset,

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Vitomiricë të Pejës, në një pikë të derivateve pas mesnatës, ku tre persona të maskuar, nën kërcënimin e armës  kanë kërkuar nga një person para, të cilin e goditën me grusht në kokë.

Burime të gazetës brenda Policisë njoftojnë se të dyshuarit pasi e sulmuan viktimën, kishin depërtuar brenda lokalit dhe kanë grabitur 500 euro, duke ikur më pas nga vendi i ngjarjes.