Ardian Kastrati me një status skandaloz, ofendon indirekt Vjosa Osmanin

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka shkruar një status tejet skandaloz pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente e shtetit.

“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës.

Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim  satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:

“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit””, ka shkruar ai.