Nol Dedaj shkarkohet nga detyra e kryesuesit në Trainkos, tregon arsyen dhe veprimet që do t’i marr

Tetë muaj pas emërimit si kryesues në Trainkos, Nol Dedaj dje është shkarkuar nga kjo detyrë.

Eksperti i komunikacionit ka thënë se nuk ka pranuar të bëhet pjesë e shkarkimeve politike dhe kjo i është “hakmerrur” nga ministrja Rizvanolli.

Në një prononcime për Indeksonline, Dedaj ka thënë se nuk ka pranuar të shkarkoj kryeshefin dhe për këtë është shkarkuar.

“Nuk kam pranuar të shkarkoj kryeshefin ngase ai nuk ka qenë fajtor për detyrat sa kam qenë unë aty. Nuk kam pranuar të bëhem pjesë e shkarkimeve politike” ka thënë Dedaj për Indeksoline.

Por, Dedaj s’e ka në plan të ndalet me kaq.

Ai ka paralajmëruar se rastin e shkarkimit të tij do e dërgoj në Gjykatë.

“Sapo të pranoj vendimin e shkarkimit, unë do t’i drejtohem Gjykatës” ka thënë Dedaj për Indeksonline.