SHËNOHET DITA E TEATRIT “OSMAN R. GASHI”

Dje, me rastin e shënimit të ditës së teatrit “Osman R. Gashi”, kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me ministrin e MKRS-së, Hajrulla Çeku dhe drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Fatjona Gashi
kanë ndarë mirënjohje për personalitete që kanë kontribuar në zhvillimin e artit dhe kulturës, respektivisht teatrit në Klinë gjatë viteve 1970-1990, kontributi i të cilëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht në kushtet në të cilat kanë punuar në atë kohë.

Po ashtu, në shënim të kësaj dite është shfaqur edhe premiera e shfaqjes “Nëna” nga trupa e teatrit “Osman R. Gashi”.