Qeveria e Kosovës merr vendim, tifozët mund të rikthehen në stadium

Qeveria e Kosovës së fundmi ka shfuqizuar disa nga vendimet që janë marrë para disa kohësh.

Një nga vendimet e marra është edhe shfuqizimi i pikës 1.5 në të cilin ndaloheshin ngjarjet dhe tubimet sportive, shkruan Gazeta Sinjali.

“Shfuqizohet pika 1.5 e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/07 të datës 11 mars 2020 me të cilin aktivitetet publike dhe jopublike kanë mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si: ngjarjet/tubimet sportive, tubime, konferenca, tryeza të rrumbullakëta”

Mirëpo ende nuk është konfirmuar nga organet përgjegjëse të futbollit që ndeshjet do të zhvillohen me praninë e tifozëve