Identifikohet viktima që u mbyt në plazhin e Velipojës, është nga Kosova

Një 59 vjeçar nga Kosova është mbytur në plazhin e Velipojës këtë të diel.

Mediat në Shqipëri raportojnë se bëhet fjalë për H.H, shtetas i Kosovës.

“Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në kumtesën e Policisë së Shqipërisë.

Po ashtu këtë të diel në Kavajë janë mbytur dy pushues nga Maqedonia e Veriut.