Enis Bardhi dënohet me katër muaj burgim për ngasje të veturës me patentë shofer të falsifikuar

Futbollisti shqiptar Enis Bardhi është dënuar me katër muaj burgim dhe me gjobë prej 1.920 euro, për ngasje të veturës me patentë shofer të falsifikuar.

Gjykata spanjolle e ka pezulluar dënimin e tij për dy vjet, prandaj mesfushori i Levantes dhe Maqedonisë së Veriut nuk detyrohet ta vuajë dënimin në qeli nëse nuk kryen ndonjë krim tjetër gjatë kësaj periudhe.

Bardhi, përfaqësuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ishte ndalur nga policia spanjolle vitin e kaluar gjatë një kontrolle rutine në veri të Valencias.

Atij i ishte konfiskuar patentë shoferin, nën dyshimet se ishte i falsifikuar, si dhe makinën e tipit Porsche Panamera.

Bardhi e pranoi fajin gjatë një seance dëgjimore, në të cilën u dënua.