Dy të mitura shtatzënë dërgohen në QKUK për të lindur

Mbrëmë në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë pranuar dy paciente të mitura,

Sinjali nga burimet brenda QKUK-së mëson se pacientet e moshës së mitur kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që të njëjtat janë shtatzënë.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali bëhet e ditur se pacientet janë nga qyteti i Lipjanit dhe Juniku.

Rastet e lindjeve të vajzave të mitura nuk janë të rralla në vendin tonë. Sipas të dhënave të Klinikës Gjinekologjike 34 raste në 1 mijë lindin nën moshën 18-vjeçare në Kosovë.

Ndryshe, për shkak të moshës së re, këto lindje shumicën e rasteve duhet të kryhen me prerje cezariane.