Arrestohet në një fshat të Klinës, i shumëkërkuari nga Policia e Kosovës

Mbrëmjen e së shtunës në Klinë është arrestuar një person, i cili po kërkohej nga Policia e Kosovës.

Klina.info mëson se i dyshuari është nga Peja dhe kishte vepra kriminale.

Arrestimi i tij u bë nga një aksion i mobilizuar i Policisë, derisa u kap në një lokal nate ku kishte muzikë “live”, në fshatin Volljakë.

I dyshuari është 36 vjeç dhe u më pas u dërgua në Stacionin Policor në Klinë, ku edhe pritet t’i caktohet masa e paraburgimit nga institucionet përkatëse.