7 persona të infektuar me covid-19 në Kosovë në gjendje më të rëndë

Nga 73 persona të infektuar me covid-19 në Klinikën Infektive 32 prej tyre janë të shtrirë, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit nga kjo klinikë, 25 persona janë në gjendje stabile shëndetësore ndërsa 7 persona janë me oskigjenoterapi.

Ndërsa një person është në pritje të rezultatit për koronavirus.

“Raport i shkurtër nga Klinika Infektive – QKUK (26 mars 2020)

Pacientë të shtrirë në klinikë, të vërtetur me Covid 19 janë: 32

• 25 pacientë në gjendje stabile shëndetësore

• 7 pacientë me oksigjenoterapi

• 1 pacient tjetër është në pritje të rezultatit laboratorik për Covid-19”, thuhet në njoftim./