Armos Merlaku, ylli në ardhje i “Dardanëve”

Ndonëse është kombëtare e re, Kosova në të ardhmen premton shumë për synimet që ka, kualifikimin në evenimentet madhore siç janë Kampionatet Evropiane dhe ato Botërore.

Kjo për faktin se pjesë e Kombëtares së Kosovës janë edhe shumë futbollistë të rinj që po shkëlqejnë edhe në kategoritë e reja të saj e që padyshim janë e ardhmja e “Dardanëve”.

Një yll që po shëndritë në grupmoshat U17 të Kombëtares së Kosovës është edhe futbollisti që bartë shiritin e kapitenit, Armos Merlaku.

16-vjeçari që me prejardhje është nga Klina, me paraqitjet e tij te Kombëtarja U17 e Kosovës ka rënë në sy të trajnerëve dhe njohësve të futbollit kosovar.

Sulmuesi i talentuar që jeton në Gjermani, luan te grupmoshat e reja te skuadra e njohur gjermane, Nurnberg U17.

Në një intervistë për Demokracia.com, Merlaku tregon ndjenjën që ka kur bartë fanellën e Kosovës.

“Është ndjenjë e jashtëzakonshme dhe është krenari për mua ta veshë fanellën e Kosovës. Ndjehem krenar për këtë”, u shpreh fillimisht Merlaku për Demokracia.com.

Talentin që ka Merlaku e kanë vënë re edhe Gjermania, e cila e ka ftuar të bëhet pjesë e saj.

Por, dashuria dhe dëshira e madhe për ta përfaqësuar Kosovën e ka bërë Merlakun të refuzojë “Pancerët” për “Dardanët”.

“Po, jam ftuar edhe nga Gjermania U15, por nuk kam shkuar tek ata. Kam vendosur për Kosovën. Kur jam ftuar nga Kosova për herë të parë kam qenë shumë i lumtur dhe krenar. Jam pritur shumë mirë nga stafi dhe jam kuptuar shumë mirë me lojtarët e tjerë. Kjo ka qenë ndër arsyet që nuk kam hezituar të pranojë Kosovën”, shtoi ai.

SPORT

Armos Merlaku, ylli në ardhje i “Dardanëve”

Autor:Amir Rama

 17:12 | 22 Nëntor 2021

SHARE:

Kapiteni i U17-ve, synim ka që të ardhmen të luajë në ekipin A të Kosovës, ndërsa ka thënë se është ëndërr e tij për të cilën do të punojë shumë që ta bëj realitet.

“Është ëndërr e imja që të ardhmen të ftohem edhe nga ekipi i parë i Kosovës. Por për atë më duhet të punojë deri në realizimin e asaj ëndrre”, theksoi Merlaku.

Ndërsa, gazeta e ka pyetur atë se cilin nga lojtarët e tanishëm të Kosovës e pëlqen më shumë, ai u përgjigj:

“Më pëlqejnë shumë lojtarë të Kosovës. Por dua të veçojë Vedat Muriqin dhe Amir Rrahmanin në karakterin e tyre të lojës”, tha tutje ai.

Merlaku me bashkëlojtarë po synojnë kualifikimin në Kampionatin Evropian për U17 që mbahet në Izrael vitin që po vjen.

Ndërsa, ai zbulon ëndrrën më të madhe që ka me Kosovën U17 dhe ekipin A për të ardhmen në rast të ftesës.

“Ëndërr tjetër e imja e momentit është kualifikimi me U17 në Kampionatin Evropian në Izrael më 2022, sepse mendoj se e meritojmë pasi kemi edhe trajnerë fantastik. Ndërsa me ekipin A në të ardhmen e ëndërrojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës”, përfundoi Merlaku. /