Pamje/Aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, në fshatin Stapanicë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Stapanicë.
Klina.info mëson se një nga shoferët e aksidentuar ka mbetur i bllokuar në makinë.
Ende, nuk ka informacione për gjendjen e tij, derisa Policia dhe njësitet përkatëse kanë dalë në vend të ngjarjes.