Kandidatët që nuk i votoi as “familja” e tyre

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit tashmë kanë përfunduar.

Pas një muaji nga dita e votimeve, KQZ ka shpallur edhe rezultatet përfundimtare, jo veç për partitë politike, por edhe për kandidatët, shkruan gazeta inFokus.

E ajo çka bie në sy, në votat e kandidatëve që synuan ulësen e Kuvendit të Kosovës, është që disa, kanë marrë aq pak vota, sa që si duket nuk i ka votuar as “familja” e tyre.

Në Partinë e Ashkalinjëve për Integrim, janë 7 kandidat që nuk kanë arritur të marrin as 20 vota, shkruan gazeta inFokus.

Metullahe Bajrami, Mejreme Berisha e Shykrije Gashi kanë marrë nga 3 vota.

Avni Berisha ka marrë vetëm 6 vota, Tahire Ademi 9, Fejzulla Haliti 12 e Ardian Syla i ka marrë 15 vota.

E nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, janë plot 11 kandidat që nuk arritën 20 vota, shkruan gazeta inFokus

Shpejtim Bajrami e Liridona Mustafa kanë marrë besimin e veç 5 qytetarëve.

Egzona Ajetin e kanë votuar 15 qytetarë, Merime Belulin dhe Ismet Halili nga 11, Xhemile Gashin 7 e Nurije Baliun 19.

Fikmete Qurkolli ka marrë vetëm 9 vota, Xhevdet Rama 17 e Ardiana Alija 12, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, janë tre kandidat që nga Nova Demokratska Stanka, nuk morën 20 sosh.

Egdisa Sagdati 15, Hamdia Ali 9 e Vinetu Ganiq 17 vota.

E Nga partia Fjala e Gëzim Kelmendit, 4 kandidat që morën besimin e partisë, nuk morën besimin edhe të 20 personave për ulëse në parlament.

Ajhan Çigtekin ka 17 vota e 3 më pak Diellza Avdyli, Hysamet Morina 15 e Muhamet Bonjiku 12.

Ndërsa, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, në listën e saj pati 6 kandidat që nuk morën 20 vota.

Xhejlane Jashari, befason me veç 4 vota.

Sunaj Prizreni 13, Arton Demiri, Tyrkan Menekshe e Seljatin Emini nga 19, shkruan gazeta inFokus.

E as 5 kandidat të Milazim Zekës, në listën e partisë së tij, Partia Euroatlantike të Kosovës, nuk arritën t’i bindin 20 persona për t’ua dhënë votën.

Gëzim Hasani mori veç 8 vota, Fatime Miftari 12, Endrit Dakaj 19, Gani Veselaj 14 e Hasan Blaku 18 sosh.

Ndërsa edhe 3 kandidat të Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, nuk arritën këto vota.

Musli Ferizaj ka vetëm 18, ndërsa Erdonita Hamza e Bujar Morina nga 7 vota.