Trump bëhet me shtëpi në Rudicë (VIDEO)

Një mërgimtar nga Klina ka vendosur që shtëpisë së tij t’ia vendos mbishkrimin “Donald Trump, Amerika”.

Kjo shtëpi e bardhë në Rudicë të Klinës, e ndërtuar rishtazi, për këtë mori goxha vëmendje në Kosovë.

E pronari i saj, Fadil Pejani që ka një restaurant në Austri, thotë se qysh në rini i përcolli hapat e Donald Trump në biznes, prandaj edhe i erdhi ideja që vendin ku pritet të banojë në të ardhmen ta pagëzojë me emrin e tij.

“Më ka dhanë shumë kurajo dhe më ka inspiruar. Babai i tij ka qenë milioner, derisa ky u bo multi-miliarder. E kom pasë në kokë të fokusume edhe kam krijuar simpati ndaj tij”, tha ai.

Por, mërgimtarit i pëlqen Trumpi edhe si politikan. Madje, thotë se po të jetonte në Amerikë, do ta votonte atë edhe për një mandat.

“Është patriot për Amerikën dhe ka thënë që unë jam për Amerikën, për atë e adhuroj”, shprehet Pejani.

Sipas tij, nuk dallon shumë se kush fiton në zgjedhjet amerikane, ngase marrëdhëniet me Kosovën nuk varen nga ky pos, sepse Amerika ka një strategji speciale karshi Kosovës.

SHARE