Policia në aksion kundër fajdeve në Gjakovë, tre të arrestuar

Policia ka nisur një aksion kundër fajdeve në Gjakovë.

Në këtë aksion janë arrestuar tre persona, derisa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Lumni Graishta.

“Po mund të konfirmojë se në Gjakovë është zhvilluar një aksion kundër fajdeve. Tre persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Janë bastisur shtatë lokacione ” – tha Graishta.